Arrestohet një person në Ferizaj për përdorim të armës

Është arrestuar një person për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikatë për media ku thuhet se policia e stacionit në Ferizaj me datën 15.07.2024 rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit.

Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin A.B ( M/K) i moshës 44 vjeçar, tek i cili është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka shtënë në ajër gjatë ahengut. I dyshuari A.B është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë)”, thuhet në komunikatë për media.

Tutje bëhet e ditur se rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm ; Mbajtje në kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”

Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim , ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro

“Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250; 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button