Arrestohet një person në Gjakovë pasi i ofron ryshfet policisë
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar gjatë ditës së hënë në Gjakovë, pasi që zyrtarëve të policisë u kishte ofruar ryshfet.
Policia ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur pasi që zyrtarët policor ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia rastin e ka cilësuar “Dhënie e ryshfetit”./21Media