Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për detyrim

Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se e ka kanosur një grua që t’i japë para.

I njëjti është dërguar në mbajtje.

“DETYRIM- Gjilan, 29.05.2024-26.03.2025, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke e kanosur e kishte detyruar viktimën femër kosovare ti jap shumë të ndryshme parash. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Back to top button