Arrestohet një person në Kamenicë, i sekuestrohet marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Kamenicë për posedim të marihuanës.
Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se të dyshuarit u janë sekuestruar 142 gramë marihuanë.
“Fshati Koretin, Kamenicë 21.11.2024-08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 142 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /21Media
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tri vjet rreth 500 raste