Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se goditi qëllimshëm me motoçikletë një shtetas të huaj
Një person është arrestuar në Prishtinë të shtunën nën dyshimin se ka goditur qëllimshëm me motoçikletë një shtetas të huaj.
Referuar raportit 24-orësh të policisë thuhet se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë / 19.04.2025-12:35. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, pas një mosmarrëveshje e ka goditur me motoçikletë viktimën mashkull shtetas të huaj, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.