Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet se ngacmoi një vajzë të mitur

Dje në Suharekë është raportuar për një rast të ngacmimit të një të miture.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe më pas me vendim të prokurorit është liruar.

“Viktima femër kosovar e mitur, ka raportuar se është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin , i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

 

Back to top button