Arrestohet një person nën dyshimin se shiste barna pa banderola të Kosovës

Është arrestuar sot një person i dyshuar për përfshirje në veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.
Ai dyshohet se ka shitur barna pa banderola të Republikës së Kosovës.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësiti Rajonal-Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë (Departamenti i Përgjithshëm), pas trajtimit të informatave për një aktivitet kriminal, sot, kanë arritur të sigurojnë të dhëna se R.J., (viti i lindjes 1977, mashkull kosovar), ka shitur barna pa banderola të Republikës së Kosovës.
“I dyshuari, ka arritur që të përfitojë materialisht dhe njëkohësisht ka rrezikuar shëndetin e pacientëve të cilët kanë konsumuar barnat e tilla. Barnatorja është kontrolluar nga Inspektorët Farmaceutik, kurse personi i dyshuar është shoqëruar në polici”, bëhet e ditur në njoftim.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”, i njëjti është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me ‘Vendim mbi ndalimin’, lëshuar nga prokurori kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button