Arrestohet një person nga aksion i policisë në Gjilan, konfiskohen mbi 5 kilogramë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person i cili me vete mbante mbi 5 kg substancë narkotike të llojit marihuanë si dhe 925 euro.
Gjithashtu bëhet e ditur se ishte edhe një person tjetër mirëpo ai i ka ikur policisë dhe gjendet në arrati.
‘Pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, se disa persona (me veturë) janë duke transportuar substancë të dyshuar narkotike, kane realizuar një plan taktik në koordinim me patrullën policore të Stacionit Policor të Novobërdës dhe në udhëkryqin Novobërdë-Gjilan në fshatin Llabjan kanë tentuar ta ndalojnë veturën e dyshuar Pollo me targa vendore. Gjatë këtij tentimi për ta ndaluar veturën e dyshuar të cekur më lart, personat e dyshuar në veturë duke mos ju bindur urdhrave të zyrtarëve policor kanë ikur me shpejtësi nga ai lokacion dhe policia menjëherë është aktivizuar në ndjekjen e tyre”, thuhet në komunikatë.
Antidroga e Policisë në këtë rast është mbështetur edhe nga patrulla policore Novobërdë, Njësiti K9, Forenzika regjionale Gjilan dhe patrulla policore e stacionit Veri në Prishtinë. Dëshmitë relevante janë fotografuar dhe janë tërhequr nga njësiti i Krim Teknikës-Gjilan.
Personit të dyshuar tani më i arrestuar i është caktuar masa e ndalimit, përderisa edhe një person tjetër i dyshuar për rastin ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga autoritetet policore./21Media


