Arrestohet një person për fajde

Të dyshuarit i bastiset shtëpia

Policia e Kosovë ka arrestuar sot një person të dyshuar për veprën penale “Fajde”.

Në komunikatën e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se pas pranimit të informacioneve për fajde, Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës Themelore – Gjakovë ka zbatuar masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, në mënyrë që të bëjë grumbullimin e provave materiale që argumentojnë veprën penale për të cilën dyshohej se e ka kryer personi i dyshuar.

“Me urdhëresë të gjykatës, pas zbatimit të masave të fshehta të vëzhgimit fotografik ose me video, personi i dyshuar është zënë në flagrancë duke pranuar një shumë të parave prej 460 (katërqind e gjashtëdhjetë) euro të fajdes, nga viktima e rastit. Pas këtij veprimi, i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës ku përveq arrestimit, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia e të njëjtit, ku në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: Një llaptop, Një pasaportë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të dyshuarit të lartëcekur pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./21Media

Back to top button