Arrestohet një person për kontrabandë dhe kalim ilegal të kufirit
Policia ka informuar se në fshatin Banjë të Zubin Potokut ka ndaluar një automjet që ka tentuar të kalojë kufirin Kosovë-Serbi dh arrestuar një të dyshuar për veprat penale ”Kalim i pa autorizuar i vijës kufitare” dhe ”Kontrabandim me mallra”.
”Automjeti i ndaluar nga patrulla policore kufitare, në dalje të RKS-së, i cili posedonte targa (NP) drejtohej nga personi me vendbanim po ashtu nga Novi Pazari dhe kishte të ngarkuar derivate të naftës në sasi prej 1354 litra naftë”, është bërë e ditur në komunikatën e policisë.
Ndërkaq, automjeti dhe malli i kontrabanduar i janë dorëzuar Doganës së Kosovës./21Media