Arrestohet një person për krime kundër njerëzimit

Pokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës , ka ndërmarrë një operacion për arrestimin e personit M.D., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale – Krime kundër njerëzimit, nga neni 143, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 dhe 1.7 të Kodit Penal të Kosovës.

“Arrestimi është bërë sot, më 23 qershor 2023, me urdhëresë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Ndaj të njëjtit, PSRK-ja, në afatet e parapara ligjore do të ushtrojë kërkesë për caktimin e paraburgimit.”, thuhet në njoftim./21Media

 

Back to top button