Arrestohet një person për sulm seksual në Lipjan

Një person është arrestuar nën dyshimin për “sulm seksual” ndaj një femre në Lipjan.
Sipas njoftimit të policisë rasti ka ndodhur me 4 qershor.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe dyshon se ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa viktima me dëshirën e saj është kthyer ne shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media