Arrestohet një person për sulmin me thikë në Gjermani

Policia gjermane thotë se ka arrestuar një person në lidhje me sulmin me thikë në Solingen, ku tre njerëz u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën .
Arrestimi është bërë “në kuadër të kërkimit”, sipas policisë në Dusseldorf dhe po verifikohet nëse ka lidhje me ngjarjen.
“Njëkohësisht po kryhen një sërë masash policore, duke përfshirë kontrolle në lokacione të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata thonë gjithashtu se gjuetia për autorë të tjerë të mundshëm dhe një hetim mbi motivin e sulmit janë duke vazhduar./21Media