​Arrestohet një personi i kërkuar në Piranë, dërgohet në burg për 6 muaj

Të martën rreth orës 12:40, Njësitet Policore të Stacionit Policor në Prizren, kanë lokalizuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin S. SH. (39 vjeçar) nga fshati Piranë.

I dyshuari ka qenë në kërkim policor për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Bëhet e ditur se ai është arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Piranë dhe është dërguar në Burgun e Prizrenit.

“Me datë 28 Mars 2023, rreth orës 12:40 pasi që më parë kanë siguruar informacionet për të dyshuarin , Njësitet Policore të Stacionit Policor Prizren –veri, kanë lokalizuar dhe kane arrestuar të dyshuarin S. SH. (39 vjeçar) nga fshati Piranë. KK Prizren. I njëjti ka qene në kërkim policor për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”, ai është arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Piranë , është arrestuar në baze të URDHERARREST-it të lëshuar nga Gjykata Themelore ne Prizren. Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore i njëjti është dërguar në Burgun e Prizrenit , ne vuajtje te dënimit me burg ne kohëzgjatje prej 6 ( gjashtë) muajve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Back to top button