Arrestohet një serb i dyshuar për pjesëmarrje në Masakrën e Dubravës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është arrestuar një person i nacionalitetit serb me inicialet G.M., si i dyshuar për Krime Lufte në Kosovë, konkretisht në Masakrën e Dubravës në maj të vitit 1999.
Prokuroria Speciale tutje ka njoftuar se në kuadër të hetimit për vrasjet dhe keqtrajtimet e të burgosurve në Burgun e Dubravës, gjatë luftës në Kosovë, ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimit kundër të pandehurit G.M. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka keqtrajtuar fizikisht të burgosurit e atij burgu si dhe ka marrë pjesë në vrasjen e një numri të madh të të burgosurve gjatë muajit maj të vitit 1999.
Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i ka caktuar të pandehurit G.M. paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj./21Media

Back to top button