Arrestohet një shofer që tentoi t’u japë ryshfet policëve

Një shofer u ndalua dje nga policia, në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq pasi i njëjti kishte tentuar t’ju japë ryshfet policëve.
Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se ndaj tij, policia përgatiti një tiketë për kundërvajtje, por i dyshuari tentoi t’i ikë obligimit, duke iu ofruar para zyrtarëve policorë.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rruga Nacionale, Mitrovicë – Leposaviq / 08.04.2025 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i njëjti u kishte ofruar para zyrtarëve policorë në mënyrë që ata të mos i shqiptonin një tiketë kundërvajtëse. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të policisë. /21Media