Arrestohet një shtetas amerikan
Një shtetas amerikan arrestohet në Korenë e Veriut
Një amerikan u arrestua ndërkohë që po përpiqej të largohej nga Koreja e Veriut duke e çuar në tre numrin e amerikanëve të ndaluar në këtë vend, konfirmoi sot agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap.
Arrestimi i këtij amerikani, që nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndodhi në një moment tensioni mes Phenianit dhe Washingtonit.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, personi, që identifikohet vetëm nga emri i familjes së tij, Kim, u arrestua të premten në aeroportin ndërkombëtar të Phenianit ndërkohë që po përgatitej për t’u larguar nga vendi.
Sipas agjencisë së lajmeve, bëhet fjalë për një ish-profesor në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë të Yanbian në Kinës, i moshës 50-vjeçare.
“Ai i ishte bashkuar programeve të ndihmës për Korenë e Veriut dhe ndodhej në këtë vend që prej një muaji”, shtoi agjencia e lajmeve sipas të cilës shkaqet e arrestimit të tij janë të paqarta.
Shërbimet sekrete koreano-jugore dhe Ministria koreano-jugore e Punëve të Jashtme dhe Bashkimit theksuan se nuk ishin në gjendje për të konfirmuar këtë arrestim.