Arrestohet një shtetas gjerman në Prizren, dyshohet se ushtronte dhunë ndaj 4 personave

Është arrestuar një burrë me nënshtetësi gjermane pasi që dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj 4 personave, në Prizren.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj dy grave dhe dy burrave.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia rastin e ka cilësuar “Dhunë në familje”./21Media

Back to top button