Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një shtetas i huaj në Lipjan

Policia ka bërë të ditur se dje rreth orës 17:10 është arrestuar një burrë nga Lipjani shtetas i huaj, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë.
”Të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë, një thikë dhe disa gjëra ushqimore, që i kishte vjedhur në një market”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button