Arrestohet një shtetas i Serbisë në Vërmicë, pasi ofroi ryshfet gjatë kontrollit
Të enjten është arrestuar shoferi i një kamioni me tabela të Serbisë në pike kalimin kufitar në Vërmicë, pasi gjatë kontrollit në hyrje, bashkë më dokumentacion kishte ofruar edhe një kartmonedhë si ryshfet.
Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërkaq kartëmonedha është konfiskuar së dëshmi materiale.
“PKK-Vërmicë / 29.05.2025-14:25. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar automjetin-kamionin me targa të Serbisë, gjatë kontrollit në hyrje bashkë me dokumentacion ka ofruar edhe një kartëmonedhë si ryshfet. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa kartëmonedha është konfiskuar së dëshmi materiale”, thuhet në raport. /21Media