Arrestohet njëri nga të dyshuarit për shpërthimin në Prizren

(Lajm i përditësuar)


Arrestohet njëri nga të dyshuarit për shpërthimin në Prizren

Njëri nga të dyshuarit për shpërthimin në tregun e kafshëve në Prizren është arrestuar.

Këtë  e konfirmoi , zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizreni, Shaqir Bytyqi.

“Lidhur me këtë rast, një nga te dyshuarit që ishte larguar nga vendi i ngjarjes veç është ndaluar . Hetuesit tanë janë atje do kryejnë bastisje se bashku me koleget nga Gjilani te cilët i falënderojmë për bashkëpunim. Për veprimet tjera do ju mbajmë te informuar me kohë.”, tha Bytyqi.


Dy të lënduar në Prizren po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre stabile

Dy nga të lënduarit nga shpërthimi në tregun e kafshëve në Prizren, po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.(QKUK).

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla tha për portalin rtv21.tv se gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.


Hidhet granatë dore në tregun e kafshëve në Prizren, nëntë të lënduar

Nëntë persona janë lënduar në tregun e kafshëve në orët e hershme të mëngjesit të mërkurës në Prizren.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se dyshohet që një person ka gjuajtur granatë dore pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me dikë tjetër.

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 5:00 mëngjesit.

“Te gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu.”, ka thënë Bytyqi.

“Pas një mosmarrëveshje ndërmjet tregtarëve njëri prej tyre ka hedhur një granat dore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, policia është në kërkim të tre të dyshuarve”, ka shtuar ai./21Media

Back to top button