Arrestohet pas dy muajsh 19-vjeçari që grabiti në Prishtinë

Policia e Kosovës bën të ditur se një 19-vjeçar është arrestuar sot në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale grabitje.

I dyshuari H.Sh, sipas policisë, më 10 nëntor të vitit të kaluar ka kryer veprën penale në rrugën “Halil Alidemaj” në Prishtinë.

“Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operative-hetimore, zyrtarët policorë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin H. Sh, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po punojnë për arrestimin e dy personave të tjerë të dyshuar po për të njëjtin rast.

Back to top button