Arrestohet për mashtrim një person në Suharekë

Për shkak të një aparati fotografik

Policia e Suharekës ka njoftuar se më 31 maj, një i dyshuar ia kishte marrë me qira një aparat fotografik me vlerë rreth 1000 euro një qytetari dhe me pas nuk ia kishte kthyer fare aparatin.

Pas paraqitjes së rastit nga viktima, policia ka nisur me procedura hetimore. Dje , i dyshuari është arrestuar në një restorant në fshatin Shirokë e Suharekës.

Gjatë intervistës, hetuesit rajonal kanë kuptuar se i dyshuari ka kryer së paku edhe pesë mashtrime të tjera të ngjashme. Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ndalët në mbajtje në masën e arrestit policor.

Back to top button