Arrestohet për posedim të paautorizuar të armës

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

Ngjarja ka ndodhur dje në fshati Miraq të Vushtrrisë

Policia e Kosovës në fshatin Miraq të Vushtrrisë ka arrestuar një person dhe ka konfiskuar një armë zjarri A-47, 20 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe tri gëzhoja.

Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 23:15, në fshatin Miraq, njofton sot Policia rajonale e Mitrovicës.

“Pas marrjes së informatës se në fshatin Miraq ka të shtëna me armë zjarri, njësitë përkatëse kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar vendin e ngjarjes, ku është kontaktuar i dyshuari L. A., 25- vjeçar dhe si dëshmi materiale i është konfiskuar një armë e gjatë A-47, 20 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe tri gëzhoja”, thuhet në komunikatë.

Personi i dyshuar pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.