Arrestohet për shantazh një grua në Ferizaj, gënjeu për sulm seksual

Është arrestuar një grua në Ferizaj, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të shantazhit.
Në raportin 24 orësh, thuhet se e njëjta i kishte kërkuar para një burri në formë të shantazhit, derisa më parë kishte gënjyer në Polici për “sulm seksual”.
“Ferizaj 29.09.2024-01:00-17:00. Pas raportimit se një femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, lidhur me rastin njësiti i hetimeve ka intervistuar të dy palët, ku pasi është dëshmuar se e dyshuara femër kosovare i kishte kërkuar të dyshuarit para në formë të shantazhit, në konsultim me prokurori është rikualifikuar vepra penale nga ‘sulmi seksual’ në veprat penale ‘shantazh’ dhe ‘sulm’. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa gruaja në fjalë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.