Arrestohet për shkelje të urdhrit mbrojtës

I është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë

Policia në Mitrovicë ka arrestuar sot një person të dyshuar për ‘shkelje të urdhrit mbrojtës’.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi bazën e provave të siguruara se i njëjti nuk iu ka përmbajtur masës së urdhrit të lëshuar nga gjykata për mos afrim të viktimës së rastit të dhunës familje.

Lidhur me rastin bazuar në Ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore, duke siguruar edhe deklaratën shtesë nga viktima.

Ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Back to top button