Arrestohet personi i cili shkaktoi aksidente në Prishtinë

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dy ditë më parë kishte shkaktuar një aksident trafiku.

I dyshuari, në rrugën “Vicianumi” në Prishtinë, ishte përfshirë në një aksident trafiku me lëndime të rënda në mes të një automjeti dhe dy këmbësoreve femra kosovare.

Sipas Policisë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes ka shkaktuar edhe dy aksidente tjera, ku më pas e kishte braktisur veturën.

“I dyshuari e kishte paraqitur rasti se ju kishte vjedhur vetura e tij. Më datën 27.05.2021 pas hetimeve i njëjti është paraqitur në stacionin policor dhe pranon se kishte fshehur rastin në fjalë. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button