Arrestohet personi i dytë pas konfiskimit të substancave narkotike

Një person është arrestuar sot, i cili dyshohet për rastin e 24 marsit, ku është konfiskuar një sasi e drogës.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Sot më datë 27.03.2023 njësia e antidrogës (DHTN) Mitrovicë veri pasi hetimeve të bëra për rastin e datës 24.03.2023 ku është konfiskuar një sasi e drogës, kanë arrit të identifikojnë dhe lokalizojnë edhe një të dyshuar tjetër me iniciale (I. R.). I dyshuari i lartcekur është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës..
Si prova materiale Policia nga i dyshuari ka sekuestruar një automjet dhe një telefon, përderisa njësia e antidrogës së Mitrovicës veri janë duke kryer hetime relevante për rastin./21Media