Arrestohet personi që lëndoi të miturin me thikë
Një i mitur dje është lajmëruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, pasi kishte lëndime nga thika.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, në rrugën “Mustafë Veselaj” në Prishtinë.
Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se viktima ishte goditur me thikë nga një i dyshuar, i cili është arrestuar.
Atij i është gjetur thika e përdorur në rast dhe një elektroshok.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media