Arrestohet personi që mashtroi punonjësit e dy auto-salloneve duke përfituar 97 mijë euro

Hetuesit Rajonal të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për së paku dy raste të mashtrimit të ndodhura gjatë muajit nëntor.
Menjëherë pas raportimit hetuesit policor kanë bërë identifikimin dhe kanë arritë të sigurojnë prezencën e personit të dyshuar: – E.T mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtjes për 48 orë.
Në njoftim bëhet e ditur se “mbështetur në rezultatet e hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i dyshuari me qëllim të përfitimit pasuror në mënyrë të kundërligjshme, ka mashtruar dy punonjës të dy autosalloneve, me të cilët kishte marrëveshje për shit-blerjen e 5 automjeteve (vlera e përgjithshme 97.000 euro) , të cilat i dyshuari i kishte tjetërsuar/shitur dhe nuk i kishte paguar”.
Lidhur me ndriçimin e rastit si dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të mundshëm, policia ka nisë një hetim./21Media