Arrestohet personi që organizonte bixhoz

Një person është arrestuar të martën në Pejë, pasi dyshohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë bastisjes në lokalin e të dyshuarit janë gjetur pajisje që shërbejnë për lojëra fati, si dhe brenda lokalit ishin katër persona duke luajtur bixhoz. Po ashtu janë konfiskuar pesë kompjuter.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button