Arrestohet pesë të dyshuar për ‘tentim grabitjeje’

 

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona që dyshohet të jenë të përfshirë në një ‘tentim grabitjeje’.

“Më, 17.01.2021 rreth orës 18:30 në rrugën ”Ali Hasi“ në Gjakovë, është raportuar një rast ‘grabitje e armatosur e mbetur në tentativë’. Njësitet patrulluese së bashku me ato të hetuesisë së Stacionit Policor Gjakovë i janë përgjigjur rastit. Mbështetur në ekzaminimin e provave nga vendi i ngjarjes është krijuar dhe ndjekur një pistë e hetimeve.  Më, 18.01.2021 hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarit e mundshëm. Në konsultim me prokurorin e shtetit është hartuar një plan operativ dhe sot më, 19.01.2021 është realizuar urdhër kontrolli, ku janë kontrolluar pesë lokacione të ndryshme”, ka njoftuar Polica përmes një komunikate.

Kontrolli ka rezultuar në arrestimin e pesë personave të dyshuar, është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale dhe me urdhër të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

Të arrestuarit që dyshohet të jenë të përfshirë ‘tentim grabitje janë:

– B.M. d.l. 24.05.1997, mashkull kosovar,
– Q.G. d.l. 14.11.1997, mashkull kosovar,
– S. P. d.l. 06.06.1998, mashkull kosovar,
– B.P. d.l. 24.04.2000, mashkull kosovar dhe
– F. P d.l. 09.08.2003 , mashkull kosovar.

Hetuesit e Stacionit Policor Gjakovë janë duke analizuar provat e mbledhura dhe lidhshmërinë eventuale me veprat tjera të mundshme, të kësaj natyre për të cilat dyshohet se mund të jenë të përfshirë të njëjtit persona./21Media

Back to top button