Arrestohet prizrenasi, Antidroga i gjen bunker me 10 kilogramë drogë në lokal

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Prizren të cilit i është gjetur 10 kilogram drogë e fshehur në një bunker në lokalin e tij.
Fillimisht policia pasi e kishte marrë informacionin e kishte ndaluar të dyshuarin me automjetin e tij Citroën C3 dhe aty i kiste gjetur një qese plastike e mbushur me substancë të dyshuar të llojit marihuanë.
”Në asistim të operatorëve të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH) dhe Forenzikës Rajonale të Prizrenit ka filluar kontrolli në lokalin e të dyshuarit në Prizren. Gjatë kontrollit në lokal nën shkallët e lokalit është gjetë një bunker i kamufluar (modifikuar) mirë ku vërehej një derë e vogël që në prizëm (të rrymës elektrike) kishte vendin për qelës. Me anë të qelësit që e kishte i dyshuari është hap ajo derë dhe brenda saj janë gjetë dhe sekuestruar tetë (8) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë. Përveç lokalit në fjalë është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, ku po ashtu është gjetë një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e dyshuar si marihuanë”, bëhet e ditur në komunikatë.
Gjithashtu të dyshuarit i janë sekuestruar: 9 qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 10038.08 gram. Një shumë e konsiderueshme e qeseve plastike të zbrazëta, një veturë modeli Citroen C3 ngjyr hiri me targa vendore, një palë qelësa për hapjen e lokalit, një qelës për hapjen e bunkerit dhe një telefon mobil.
Vlen të përmendet se i dyshuari është recidivist i veprave të tilla penale dhe pas konsultimit me prokurorin, i njëjti ka lëshuar vendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button