Arrestohet pronari i laboratorit të drogës në Leposaviq

Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e një laboratori të drogës në Leposaviq.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut.
Ai ka thënë për rtv21.tv se arrestimi i tij u bë sot në mëngjes me urdhër të gjykatës.
I arrestuari dyshohet se kishte në pronësi një laborator droge në fshatin Leshak të Leposaviqit, që ishte shkatërruar nga Policia e Kosovës më 1 korrik. Nga atëherë personi me inicialet G.J. ishte në kërkim.
Vlera e laboratorit, sipas Policisë, kishte vlerën e 250 mijë eurove./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button