Arrestohet serbi që Policia e kërkonte qe 3 vjet, dyshohet për vrasjen e Ivanoviqit

Policia e Kosovës arrestoi mbrëmjen e së mërkurës një person me inicialet M.M., i nacionalitetit serb.
Prokuroria Speciale njoftoi sot se i pandehuri M.M., dyshohet se si anëtar i grupit kriminal të organizuar ka marrë pjesë aktive në kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Vrasje e rëndë”, në vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, së bashku edhe me të akuzuarit e tjerë N.S., M.R., R.B dhe S.A., ku për të cilët është duke vazhduar gjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Po ashtu, i njëjti që nga fillimi i vitit 2019, ka qenë i paarritshëm për organet e ndjekjes, edhe pse ka pasur urdhërarrest në fuqi.
Prokuroria njoftoi tutje se ndaj të njëjtit do të vazhdohet me procedurat sipas Kodit të Procedurës Penale, ku brenda afateve ligjore do të bëhet edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në mënyrë që procedura penale të vazhdoj pa pengesa./21Media

Back to top button