Arrestohet shqiptari, tentoi ta mashtrojë të moshuarën zvicerane
Dje gjatë ditës, Policia në Oberkulm ka arrestuar një shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur pasi tentoi të mashtrojë përmes telefonit një grua të moshuar duke u hequr si polic.
“Hajdutët janë afër dhe po kërkojnë pasuritë tuaj, për t’i mbrojtur ato, dorëzoni menjëherë në polici”, i kishte thënë të moshuarës në telefon, ‘pjesëtari i policisë së Kantonit’.
Gruaja e kuptoi se po mashtrohej nga ai telefonues, por bëri sikur i besonte.
Ndërkohë, personi në fjalë kishte njoftuar policinë rajonale të Aargau-Süd, hetuesit civilë nga policia kantonale ishin gati. Ata më pas e arrestuan të dyshuarin.
Bëhet fjalë për një shqiptar 30-vjeçar nga Gjermania, transmeton rtv21.tv
Mashtruesit telefonikë që pretendonin se ishin oficerë policie ishin sërish shumë aktivë, veçanërisht gjatë fundjavës.
Policia e kantonit regjistroi raporte të shumta për thirrje të tilla, njëkohësisht po vazhdon hetimet./21Media