Arrestohet shtetasi i huaj në Prishtinë, dyshohet se vodhi telefon, laptop, këpucë, çanta e alkool

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka vjedhur në një lokal një telefon, një llaptop, 18 palë këpucë, 5 çanta dhe 15 shishe alkooli.
Sipas raportit ditor të policisë thuhet se shtetasi i huaj është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti ka vjedhur në një lokal një telefon, një llap top, 18 palë këpucë, 5 çanta, 15 shishe alkooli. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.