Arrestohet shtetasi i Serbisë në Ferizaj për ryshfet

Një shtetas i Serbisë është arrestuar sot nga Policia në Ferizaj nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.
I dyshuari gjatë  vozitjes së kamionit është ndaluar Policia e Trafikut pasi e kishte përdorë telefonin gjatë ngasjes. Me të kërkuar dokumentet e automjetit dhe patentë shoferin, i dyshuari R.V në vend se paraqes dokumentet e kërkuara, kishte nxjerr kartëmonedhën në vlerë dhjetë euro.
Zyrtari Policor i kishte tërhequr vërejtjen, duke kërkuar përsëri dokumentet e nevojshme, mirëpo i dyshuari prapë, së bashku me dokumente përsëri ua kishte ofruar kartëmonedhën e njëjtë prej dhjetë euro. Në këtë rast zyrtarët policor e kishin urdhëruar të zbresë nga automjeti transportues, të njëjtin e kishin arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Ferizaj,
Në konsultim me Prokurorin, i dyshuari është intervistuar në prezencë të përkthyesit të licencuar dhe avokatit mbrojtës. Poashtu me vendim të prokurorit është inicuar rasti për Dhënie të Ryshfetit, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button