Arrestohet “spiuni amerikan”

Amerikani Kim Sang Dok është arrestuar për shkak të “veprave penale armiqësore me qëllim të subversionit të vendit”,

Koreja Veriore njoftoi se autoritetet e këtij vendi kah fundi i muajit të kaluar kanë arrestuar një shtetas amerikan për shkak “të veprimeve armiqësore”.

Agjencia shtetërore KCNA shkruan se amerikani Kim Sang Dok është arrestuar në aeroportin Pjongjang për shkak të “veprave penale armiqësore me qëllim të subversionit të vendit”, transmeton Reuters.

Siç njoftohet, policia po kryen hetimet lidhur me rastin.

Back to top button