Arrestohet vajza e Ibrahim Tatlises, këngëtarja Dilan Çitak

Këngëtarja Dilan Çıtak, e cila prej një kohe nuk ka pasur kontakt me të atin, artistin e njohur turk të muzikës arabeske İbrahim Tatlıses, është përfshirë në një incident serioz në Bodrum.

Ajo nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga policia dhe drejtoi makinën e saj drejt një efektivi policie. Vetëm pas të shtënave paralajmëruese në ajër nga ana e policisë, ajo ndaloi makinën, shkruan mediumi turk Aksam.

Ngjarja ndodhi në lagjen Konacık, përgjatë bulevardit Atatürk, ku mjeti i drejtuar nga Çıtak po udhëtonte në korsinë e emergjencës. Ajo nuk iu përgjigj urdhrit të ndalimit nga patrulla e policisë dhe u akuzua se drejtoi automjetin në mënyrë të rrezikshme drejt njërit prej oficerëve.

Pas ndalimit të saj me të shtëna paralajmëruese, Çıtak qëndroi për pak minuta brenda makinës pa zbritur. Më pas u identifikua si këngëtarja Dilan Çıtak.

Ajo u arrestua nën akuzat për “rrezikim të trafikut”, “mosbindje ndaj urdhrave të policisë” dhe “rezistencë ndaj zyrtarit publik”. Procesi i hetimeve ndaj saj në komisariat është ende në vijim.

Back to top button