Arrestohet veç pse u ankua për motin e nxehtë

 
Një burrë është arrestuar në Kuvajt pasi postoi një video në rrjetet sociale duke u ankuar për motin.
Videoja, e shpërndarë në TikTok dhe më pas në Twitter, e tregonte atë duke qeshur dhe u ankuar për nxehtësinë e madhe dhe pluhurin, ndërsa po kalonte nëpër një stuhi rëre, transmeton rtv21.tv.
Kuvajti sivjet ka përjetuar temperaturat më të nxehta në tokë deri në 50 gradë Celsius.
Ministria e Brendshme e Kuvajtit shkroi në Twitter se njeriu që qëndron pas videos “ofenduese” do t’i nënshtrohet veprimeve ligjore.
Sipas Gulf News shtetasi egjiptian, do të dëbohet nga vendi.
Pas lajmit të arrestimit, të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale, duke e vlerësuar atë si cenim të lirisë së fjalës dhe keqtrajtim ndaj emigrantëve
Disa përdorues të mediave sociale ndanë videot e tyre duke u ankuar për motin në mbështetje të burrit./21Media

Back to top button