Arrestohet Xhabir Zharku
Për dy vepra penale që kanë ndodhur në vitin 2010
Është arrestuar sot, ish kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Sipas tij arrestimi i Zharkut është bërë për shkak të dy veprave penale që kanë ndodhur në vitin 2010 në Kaçanik.
“Sot, më 14.12.2019, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ‘Ushtrim i ndikimit’. Rasti dyshohet se ka ndodhur në vitin 2010 në Kaçanik. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, ka thënë Kelani./21Media