​Arrestohet zëvendëskryetarja e Leposaviqi, dyshohet se sulmoi një zyrtare në komunë

Është arrestuar zëvendës-kryetarja e Komunës së Leposaviqit, e cila dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht një grua e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna.

“Leposaviq 17.09.2025-11:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- zëvendës kryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Më tej thuhet se me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Back to top button