Arrestohet zyrtari i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Prokuroria Speciale ka njoftuar se është arrestuar një zyrtar me emrin B.Sh. nën dyshimin se ka keqpërdorur autoritetin zyrtar në një aktivitet të prokurimit.

Ai gjithashtu dyshohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë i pandehuri B.Sh. I pandehuri B.Sh., dyshohet për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se B.Sh. është arrestuar në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të prokurimit.

Back to top button