Arreston dy të dyshuar, konfiskohen disa armë

Janë konfiskuar armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për përfshirje në vepra penale, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpitë e banimit, janë konfiskuar armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

“Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia e Mitrovicës-Veri, pas një pune paraprake hetimore, më 14.02.2019, ka zbatuar një  urdhër-kontrolli të lëshuar nga  Gjykata Themelore-Mitrovicë, e cila ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar: S.H. viti i lindjes 1968, m, k, sh  dhe B.H. viti i lindjes 1971 m, k, sh”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Kontrolli policor është realizuar në dy shtëpi banimi dhe lokale përcjellëse të të dyshuarve me ç’rast në cilësi të provave materiale janë konfiskuar armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm:

  • katër pistoleta,
  • një elektroshok,
  • dyqind e tetëmbëdhjetë (218) copë fishekë,
  • këllëf i lëkurës për mbajtje te pistoletës,
  • një anti-plumb ushtarak,
  • dy telefona celular etj.

Me urdhër të prokurorit kompetent,  i dyshuari B.H. është ndaluar në mbajtje për 48 orë, kurse i dyshuari S.H. është liruar në procedurë të rregullt.

Back to top button