Arrihet marrëveshja për targat në mes Kosovës dhe Serbisë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është arritur një marrëveshje për targa mes dy palëve.
Përmes një postimi në twitter Lajçak ka falënderuar palët për gatishmërinë për të negociuar dhe u pajtuar për të mirën e njerëzve, ndërsa ka publikuar marrëveshjen.

“Ne kemi arritur një marrëveshje! Pas dy ditëve negociata intensive, një marrëveshje për deeskalim dhe rrugën para është arritur. Dua të falënderoj Besnik Bislimin e Petar Petkoviqin për gatishmërinë për të negociuar dhe u pajtuar për të mirën e njerëzve”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Më 20 shtator, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që ndodhen në këtë zonë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti mbi targat e automjeteve të Serbisë./21Media 

Back to top button