Arrihet marrëveshja, Roberto pranon ulje të pagës

Barcelona dhe Sergi Roberto raportohet se kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin.
Sipas “Sport”, Roberto ka pranuar kontratën e re të ofruar, e cila është e vlefshme deri në vitin 2024.

Gazeta spanjolle gjithashtu ka raportuar se futbollisti spanjoll ka pranuar ulje të pagës, teksa tani ka mbetur vetëm edhe zyrtarizimi i marrëveshjes.

29-vjeçari është produkt i Barcelonës dhe një nga kapitenët e kësaj skuadre. Sergi Roberto debutimin me skuadrën e parë katalunase e bëri në vitin 2013.

Back to top button