Arritën në Kosovë trupat e pajetë të mërgimtarëve që u aksidentuan në Kroaci

1 min read

Arritën në Kosovë trupat e mërgimtarëve të vdekur në aksidentin e së dielës në Kroaci.

Tri vetura sapo kaluan kufirin në Vërmicë e që do të asistohen nga 5 vetura të tjera ndihmëse.

Në secilën veturë u vendos nga një lule në shenjë nderimi për jetëne tyre.

Trupat e mërgimtarëve të vdekur në aksidentin e të dielës në Kroaci pritet që fillimisht të dërgohen në morg, e më pas t’iu dorëzohen familjareve për varrim.

Varrimi i trupave të pajetë do të bëhet pasditen e sotme.