“Arsenal duhet ta mbajnë Sanchezin”

Legjenda e Arsenalit Sol Campbell i ka dhënë një këshillë klubit ku dikur ka luajtur

Ai e ka nxitur Arsenalin që të bënte gjithçka brenda mundësive të tyre për ta mbajtur në klub kilianin Alexis Sanchez, duke thënë se nuk është i bindur që një transferim në Chelsea do të ishte përfitues për Sanchezin.

Kontrata e Sanchezit skadon në vitin 2018, dhe klubi nuk ka pasur ndonjë përparim në lidhje me nënshkrimin e një kontrate të re, shkruan rtv21.tv.

Chelsea janë duke e monitoruar nga afër gjendjen e futbollistit, dhe janë të gatshëm që ta “grabisin” atë gjatë verës.

“Klubi duhet ta bëjnë të pamundurën për ta mbajtur Sanchezin”, tha Campbell për Omnisport.

28 vjeçari ka ndihmuar Arsenalin gjatë këtij sezoni duke shënuar 22 gola në 39 paraqitjet në të gjitha garat./21Media

Back to top button