Arsenal “thyejnë bankën” për Alexis

Arsenal janë në gjëndje të thyejnë të gjitha rekordet e pagesave për ta mbajtur në klub yllin e tyre kilian

Alexis Sanchez nuk ka qenë i kënaqur me gjendjen e klubit dhe gjendjen e tij në klub, por kjo e dyta mund të ndryshojë shumë shpejtë.

Klubi londinez janë të përgaditur për t’i ofruar yllit të tyre pagën më të lartë në Premier Ligë për ta mbajtur në skuadër, shkruan rtv21.tv.

Kiliani është lidhur me një kalim të mundshëm tek Manchester City, por Topçinjtë janë të vendosur që ta mbajnë atë.

Megjithëse e ardhmja e Arsene Wenger në klub nuk është e qartë, Arsenal janë në gjëndje t’i ofrojnë 300 mijë funte në javë Sanchezi, duke e tejkaluar kështu pagën e Pogbas që është 290 mijë funte në javë./21Media

Back to top button